Kjo veshje e Luanës është WOW! A do ta nisë kështu moderatorja emisionin?

  • 28 September 2019 - 13:24
Kjo veshje e Luanës është WOW! A do ta nisë kështu moderatorja emisionin?

Luana Vjollca është gati për nisjen e sezonit të ri të emisionit “Shiko kush Luan”.

Moderatorja mund të na ketë zbuluar sesi do të vishet sot në mbrëmje në puntatën e parë të emisionit.

Në disa foto të publikuara në Instagram, ajo shfaqet e veshur me një këmishë të bardhë dhe pantallona të zeza në dukje mjaft moderne dhe e mbuluar.

Detaji që bën diferencën është një rrip në mes të belit që vijon deri në pjesën e supeve si të ishte një jelek modern lëkure.

Në sy bien flokët e saj të gjatë dhe të kapur bisht në pjesën e sipërme, që e bëjnë moderatoren të duket akoma më e gjatë seç është.

Pjesë e këtij sezoni do të jetë Florjan Binaj, por këtë vit do të mungojë Adi Pojana dhe në vend të tij, ka një prurje të re në program që është aktori i “Portokallisë”, Rezart Veleshnja.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by LUANA ë (@luanavjollca) on

(Kosova Sot Online)