“I çoja në Disney e pastaj i lija”, aktorja tregon si i trajtonte të dashurit

  • 29 September 2019 - 10:58
“I çoja në Disney e pastaj i lija”, aktorja tregon si i trajtonte të dashurit

Ashley Tisdale është shumë e njohur për personazhin që ka interpretuar në “High School Musical”, të famshmen Sharpey Evans. Duket se aktorja ka ditur ta shfrytëzojë mjaft mirë famën e saj në adoleshencë. Ajo tregon se të gjithë të dashurit e të shkuarës i ftonte shpesh në Disney Land, por pas kësaj ajo ndahej nga ta.

“Është e çuditshme në fakt, sepse unë realisht i çoja meshkujt që dilja në Disney Land, për t’u çtensionuar nga pak. Por pas pak kohësh ndihesha shumë mirë aty, dua të them unë isha ylli i Disney-t atje, e kështu ndahesha nga ta pas fishekzjarreve. Ka qenë gjithmonë një histori e bukur për të treguar”, shprehet Ashley.

Aktorja shto se nuk e kishte kuptuar që diçka të tillë e bënte shpesh, derisa shoqet e saj ja vendosën në dukje. Kujtojmë se ajo tashmë e ka lenë pas Disney-n dhe është martuar prej disa vitesh me Christopher French.

(Kosova Sot Online)