Pas suksesit të recitalit ‘Nën Yjet e Tiranës’, Miriam i dedikon këto fjalë Albanit

  • 30 September 2019 - 08:38
Pas suksesit të recitalit ‘Nën Yjet e Tiranës’, Miriam i dedikon këto fjalë Albanit

Artisti i njohur për publikun shqiptar, Alban Skënderaj mbajti koncertin e tij recital të radhës në amfiteatrin e Tiranës ku nuk munguan ndjekësit më të “flaktë” të tij ndër vite. Pranë tij nuk mungoi as bashkëshortja, Miriam Cani e cila performoi së bashku me Albanin në skenë disa nga këngët e preferuara të publikut.

Ndërsa pak më parë artistja ka zgjedhur t’i dedikojë Skënderaj fjalët më të ëmbla duke theksuar se kanë qenë 2 netë të jashtëzakonshme në recitalin ‘Nën Yjet e Tiranës’.

“2 netë të jashtëzakonshme! E lumtur që isha sërish pjesë e suksesit tënd. Para disa vitesh e nise ëndrrën e sfidave të mëdha për të realizuar koncerte të tilla dhe jam e lumtur që ky standart tashmë është bërë pjesë e pandarë e karrierës tënde. Shumë surpriza të bukura na presin në të ardhmen”, ka shkruar Miriam krah fotove në amfiteatrin e Tiranës pranë Albanit.

Kujtojmë se prej disa muajsh dyshja është në pritje të fëmijës së tyre të dytë, i cili është një djalë.

(Kosova Sot Online)