Pas ndarjes me Stresin, Kejsi ‘thumbon’: Andej është moda të dalësh me burra të martuar

  • 30 September 2019 - 12:16
Pas ndarjes me Stresin, Kejsi ‘thumbon’: Andej është moda të dalësh me burra të martuar

Ish-partnerja e Stresit, Kejsi, ka filluar pushimet e saj në një vend përallor si Meksiko. Të gjithë janë kuriozë se me kë ka vendosur Kejsi t’I kalojë këto ditë, ndaj ajo ka menduar t’i kthejë përgjigje ndjekësve të saj në “Ask me” në “Instagram”. Ajo ka zbuluar se këto pushime kanë qenë suprizë për nënën e saj.

Gjithashtu ajo nuk ka harruar as të thumbojë vajzat shqiptare. Pyetjes se nëse do të kishte pranuar një darkë nga Messi, Kejsi ju përgjigj se nuk dilte me burra të martuar, edhe pse në Shqipëri ‘është në modë’. U përfol shpesh se dyshja u nda për shkak të një femre të tretë, ndaj kjo mund të jetë një kunjë e saj ndaj këtij personi.



Gjithsesi Kejsi është shprehur gjithashtu se nuk pendohet për asgjë në jetë, përveçse nuk ka shkuar në koncertin e Kidës. “Këto janë llojet e mia të pendimeve’ se për gjë tjetër s’kam pse”, thotë ajo si për të treguar se tashmë është e lumtur, po shijon pushimet dhe nuk e kthen më kokën prapa.

(Kosova Sot Online)