Aksident në Prishtinë, e përfshirë edhe reperja Tayna
Një aksident ka ndodhur në orët e mbrëmjes në Prishtinë, ku është përfshirë edhe reperja Tayna.
Menaxheri i Taynas, Rinor Hykolli , e ka konfirmuar për media se artistja që ai e ka nën menaxhim është aksidentuar sot në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë.
Ndërkaq në adresë të medias është dërguar një fotografi ku shihet pamja nga aksidenti në të cilën u përfshi artistja.
(Kosova Sot Online)