Një sy Luanës, një sy mua’ motrat Vjollca në garë me njëra- tjetrën

  • 03 October 2019 - 09:19
Një sy Luanës, një sy mua’ motrat Vjollca në garë me njëra- tjetrën

Pas dy vitesh mungesë moderatorja shumë e dashur për publikun, Marina Vjollca, do të rikthehet në ekran.

Këtë të shtunë në orën 21:00 do të startojë spektakli i humorit ‘Klanifornia’, moderuar nga ajo dhe me skenarist Turjan Hyskon.

Për shkak se ‘Klanifornia’ do të jepet në të njëjtën ditë dhe në të njëjtën orë me ‘Shiko kush luan’ nga Luana Vjollca, ka bërë që dy motrat të vihen në një ‘garë shikueshmërie’ me njëra-tjetrën.

Fansat e dy moderatoreve janë vënë përballë një dileme, sepse nuk dinë kë të shikojnë.

Marina ka ndarë në Instastoryn e saj disa replika të tyre, ku pyesin në duhet të ndjekin atë apo Luanën, dhe ju ka kthyer një përgjigje.

‘Një sy Luanës, një sy mua’, ka shkruar ajo.
 

Image

(Kosova Sot Online)