Angelina Jolie nuk i shpëton dot pyetjeve për Brad: Kam qenë pak e humbur…

  • 06 October 2019 - 12:31
Angelina Jolie nuk i shpëton dot pyetjeve për Brad: Kam qenë pak e humbur…

Angelina Jolie është duke promovuar filmin e saj më të fundit me titull ‘Mistress of Evil’, ndaj ka përfituar të japë një intervistë pë revistën franceze ‘Madame Figaro’, ku nuk kanë munguar pyetjet rreth ndarjes nga Brad Pitt në vitin 2016.

“Unë dua të jem ajo që gjithmonë kam qenë, kështuqë në vend që ta fsheh anën time të egër, po e shfaq atë. Dua të ndihem e lirë. Nuk e di vazhdimin, por jam në një tranzicion duke u përpjekur për t’u kthyer tek vetja, sepse kam qenë pak e humbur”, ka treguar aktorja për mediat e huaja.

Padyshim që si çdo herë tjetër kjo intervistë nuk i ka shpëtuar syrit të mediave rozë, të cilat janë fokusuar tek rikuperimi i Jolie, duke hamendësuar se kur do të vijë momenti që të ketë një lidhje të re. Kujtojmë se prej kohësh Angelina është përqendruar vetëm te kujdesi i fëmijëve dhe shkollimi i duhur i tyre, duke preferuar që të jetë një nënë beqare.

(Kosova Sot Online)