Ja çfarë thotë Komandantja e muzikës shqipe ditën e zgjedhjeve

  • 06 October 2019 - 17:53
Ja çfarë thotë Komandantja e muzikës shqipe ditën e zgjedhjeve

Mbretëresha e muzikës shqipe Adelina Ismaili, ka qenë tejet aktive gjatë fushatës së organizuar shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Këngëtarja ka votuar në shkollën fillore “Dardania” në Prishtinë.

“Një kohë të gjatë nuk kam qenë në Kosovë. Mund ta vërejë që është një qetësi e lezetshme. Po më pëlqen kjo këtë herë”, ka thënë Ismaili.

Sipas saj, pjesëmarrja më e madhe në zgjedhje, krahasuar me zgjedhjet e mëhershme, për të tregon se njerëzit po duan ndryshim.

“Po pres ndryshim. Vetë pjesëmarrja e madhe në zgjedhje tregon se njerëzit duan ndryshim. Na duhet një ndryshim radikal”, thotë Ismaili.

Ndërkaq ajo nuk ka përmendur emra për shkak të heshtjes së zgjedhjeve megjithatë u ka kujtuar të gjithëve se qëndrimi i saj në këto zgjedhje dihet.

“Ne nuk jemi dorëzu, ju i dini qëndrimet e mia. Na duhet një femër në krye të shtetit”, ka përfunduar prononcimin e saj Komandantja e muzikës shqipe.

Image

(Kosova Sot Online)