“Vjen së shpejti…”, Adelina Tahiri zbulon biznesin e saj më të ri

  • 07 October 2019 - 12:57
“Vjen së shpejti…”, Adelina Tahiri zbulon biznesin e saj më të ri

Këngëtarja e njohur shqipatare Adelina Tahiri, duket se arrin gjithmonë të fitojë vëmendje me sukseset e saj.
Artistja ka treguar se mund t’ja dalë në shumë fusha të ndryshme e me anë të një postimi në ‘Instagram’ na ka surprizuar me angazhimin e fundit të saj.

Ajo ka publikuar një foto ku duket një këpucë e zezë tepër moderne mbi të cilën qëndron i shkruajtur emri i Adelinës.

” Vjen së shpejti ‘Shoesbyadelina'”, shkruan artistja bashkangjitur fotos.

Duket se ajo ka vendosur të jetë dizenjatorja e linjës së saj personale të këpucëve.
Iniciativa e saj u prit shumë mirë dhe komentet tepër pozitive nga fansat, të cilët i urojnë suksese në këtë sipërmarrje të re.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Adelina TahiriMarkov (@adelina_tahiri1) on

(Kosova Sot Online)