Bebe Rexha gati sa s’qau në këtë video dhe ky është mashkulli i vetëm që mundi ta qetësonte!

  • 08 October 2019 - 11:30
Bebe Rexha gati sa s’qau në këtë video dhe ky është mashkulli i vetëm që mundi ta qetësonte!

Bebe Rexha ka pasur mjaft përplasje me të atin sa i përket veshjeve të saj provokuese, që shkuan deri aty sa mediat e huaja të shkruanin se ata nuk flasin me njëri-tjetrin.

Fansat madje e kritikuan sjelljen e të atit të këngëtares duke bërë që Bebe të reagojë për të thënë se nuk duhet aspak ta gjykoni marrëdhënien e tyre.

Por nëse ka një njeri që do të shëronte shpirtërisht këngëtarien, ai është babai i saj dhe këtë e ka treguar vetë Bebe përmes një videoje të publikuar në Instagram.

Ajo tregon se i ati ka përqafimet më shëruese të mundshme dhe se ka shumë nevojë për to para koncertit.

“Babai im ka përqafimet më shëruese”, shkruan këngëtarja.

Bebe duket shumë e emocionuar në videon e mëposhtme dhe i vetmi që mund ta qetësojë është babai i saj!

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha) on

(Kosova Sot Online)