Të gjithë i thoshin “mos”! Kanye West flet për tërheqjen që ndjeu kur pa Kim-in për herë të parë!

  • 08 October 2019 - 11:33
Të gjithë i thoshin “mos”! Kanye West flet për tërheqjen që ndjeu kur pa Kim-in për herë të parë!

Kanye West ndjeu një tërheqje magnetike kur takoi për herë të parë bashkëshorten e tij Kim Kardashian West.

Çifti ka 5 vjet që është martuar dhe ka katër fëmijë – North, 6 vjeçe, Saint, 3  vjeç, Chicago, 20 muajshë dhe Psalm, 4 muaj.

Në një intervistë të fundit reperi ka kujtuar momentin kur për herë të parë u takua me Kim Kardashian rreth një dekadë më parë.

“Sa herë që isha rreth saj dhe e shikoja, ndjeja një tërheqje magnetike ndaj kësaj force energjie. Ajo ishte e mirë, e pastër, e lumtur, e dashur, e guximshme, e fortë”.

Kim, 38 vjeç, dhe Kanye, 42 vjeç, u takuan në vitin 2002 kur ylli i “Keeping Up with the Kardashians” ishte martuar me burrin e saj të parë Damon Thomas.

Ata filluan shumë vonë të dilnin bashkë pasi Kim, u martua më pas me Kris Humphries nga viti 2011 deri në 2013-n, edhe pse këmbëngul se reperi ishte gjithnjë i interesuar për të.

Fillimisht u takuan në vitin 2002 kur Kanye e ftoi Kim-in në sfilatën e modës në Paris dhe aty ndodhi!

Por lidhja e tyre nuk ka qenë e lehtë në fillim pasi të gjithë e paralajmëronin Kanye-n se do t’i shkatërrohej karriera nëse lidhej me Kim-in.

“Nuk mund të jesh me të, ajo është një yll i realitety show-t. Do ta fundosë karrierën tënde!”

Por Kanye këmbënguli për ndjenjat e tij duke u përgjigjur shkurt: “Por unë e dua atë, nuk më intereson”.

(Kosova Sot Online)