Justin Bieber publikoi fotot e dasmës, Selena Gomez reagoi menjëherë nëpërmjet një fotoje

  • 09 October 2019 - 11:39
Justin Bieber publikoi fotot e dasmës, Selena Gomez reagoi menjëherë nëpërmjet një fotoje

Selena Gomez është shumë pak aktive në rrjetet sociale dhe çdo herë që publikon diçka menjëherë bëhet burim për lajme. Së fundmi ajo ka publikuar një foto në Instagram ku shfaqet e mërzitur dhe fansat mendojnë se ka të bëjë me Justin Bieber. Ata kanë shkruar se Gomez është e mërzitur pasi Hailey publikoi fotot e dasmës me Justin Bieber.

Ndonëse komentet kanë qenë nga më të ndryshmet, Gomez nuk ka reaguar në asnjë lloj forme. Duke qenë se ajo nuk është shpesh aktive në rrjetet sociale, të gjithë fansat ia ‘adresuan’ këtë postim ish-të dashurit të saj, Justin Bieber.

(Kosova Sot Online)