Klajdi dhe Bruno “çmendin” rrjetin me “Oj lulije”

  • 10 October 2019 - 12:56
Klajdi dhe Bruno “çmendin” rrjetin me “Oj lulije”

“Threedots” është padyshim ndër labelat më të pëlqyer në skenën e muzikës shqiptare.

Janë dy anëtarët e këtij grupi, Bruno dhe Klajdi Haruni që së bashku kanë sjell një version shumë të veçantë të këngës së vjetër “Oj lulije”, këngë kjo kryesisht e kënduar në dasma.

Kënga, e cila është publikuar vetëm në versionin audio ka vetëm pak orë që kur u bë publike, por arriti që në një kohë rekord të shpërndahet në rrjete sociale.

Kësaj kënge artistët do t’i realizojnë edhe videoklipin, për të cilin kanë kërkuar edhe ndihmë.

“Shpresojmë të na ndihmoni për të realizuar videon e kësaj kënge. Filmoni veten tuaj kudo ju mendoni dhe na i dërgoni në instagramet tona personale”,  thuhet në përshkrimin e videos në kanalin “Youtube”.

E kjo tashmë ka filluar të realizohet edhe nga fytyrat publike. Kanë qenë Morena Taraku dhe dizenjatorja Blerina Kllokoqi Rugova, të cilat kanë realizuar një video interesante në veturë, e cila pritet t’i bashkangjitet edhe videos finale.

Veçantia tjetër e këtij projekti është edhe minutazha e shkurtë, gjë për të cilën janë ankuar edhe komentuesit në video.

Nuk dihet nëse me video kënga do të publikohet më e gjatë pasi versioni audio është vetëm 1:22 minuta.

(Kosova Sot Online)