Diplomon Elita Ziberi - ky është urimi i babait të famshëm
Datën 10 Tetor, këngëtarja e njohur nga Tetova Elita Ziberi, do ta mbajë mend gjatë, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".
Kjo për faktin, se pikërisht sot ka mbrojtur temën e Diplomës.
Me këtë rast nuk ka munguar as urimi i babait të saj Arifit, frontmenit të grupit të njohur "Elita 5", i cili e ka uruar të bijen me fjalët më të zgjedhura: Sot diplomoi vajza ime Elita. Nga thellësia e zemrës i uroj shumë suksese në të ardhmen dhe si prind i falemnderohem për kënaqësinë që ma fali teksa prezantonte temën! Krenohemi me ty! Urime!
(Kosova Sot Online)