Rihanna zbulon të vërtetën e shtatzënisë së saj

  • 11 October 2019 - 12:56
Rihanna zbulon të vërtetën e shtatzënisë së saj

Dyshimet mbi një shtatëzëni të mundshme të këngëtares së njohur, Rihanna, kanë qarkulluar për muaj të tërë.

Fansat kanë komentuar shpesh mbi pamjen e saj dhe faktin që ka qenë mbipeshë kohët e fundit.

Të gjitha pyetjeve ju ka ardhur fundi.

Ditën e djeshme Rihanna u intervistua nga Anna Wintour e cila sigurisht që nuk la pa përmendur edhe temën e shtatzënisë.

Përsa i përket kësaj teme Rihanna u përgjigj kështu:

“Unë nuk mendoj për gjëra të tilla, por, ju e dini, plani i Zotit. Por mezi pres të gjitha thashethemet e shtatzënisë pas kësaj interviste”.

Këngëtarja e njohur është në një lidhje dashurie prej disa vitesh me miliarderin arab, Hassan Jameel me të cilin mendohet që së shpejti të këtë edhe një dasmë.

(Kosova Sot Online)