Gjithë kjo femër beqare?! Këngëtarja shqiptare pranon se ka të dashur

  • 13 tetor 2019 - 10:26
Gjithë kjo femër beqare?! Këngëtarja shqiptare pranon se ka të dashur

Këngëtarja shqiptare Ana Kabashi është bërë pjesë e mediave rozë pasi ka publikuar edhe një foto së fundmi ku duket se është jo pak e lumtur. Ajo shfaqet në këto pamje me një buqetë me trendafila të kuq ku edhe shkruhet ‘Të dua’ duket një dhuratë shumë e ëmbël nga një person i dashur.

Mediat rozë nuk kanë ngurruar të pyesin këngëtaren për këtë gjë dhe ajo ka folur  për “Mirage”. Këngëtarja e ka pranuar hapur se prej 3-muajsh nuk është më beqare dhe tha se i dashuri i saj nuk është një peronazh publik dhe se është zgjedhja e saj e vetëdijshme pasi nuk preferon të dalë me personazhe të famshëm.

“Gjithë kjo femër t’jem beqare…Jam duke u njohur me atë personin, prej 3 muajsh. Jo, nuk është fytyrë publike. Nuk kam qejf të lidhem me fytyra publike”, u shpreh këngëtarja.

(Kosova Sot Online)