Ç’po ndodh? Dua Lipa mori vendimin drastik dhe na bëri merak të gjithëve!

  • 14 October 2019 - 10:44
Ç’po ndodh? Dua Lipa mori vendimin drastik dhe na bëri merak të gjithëve!

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, është padyshim një ndër figurat më të përfolura në media dhe ndër më të komentuarat në rrjete sociale.

Ajo numëron plot 34.9 milion ndjekës në profilin e saj në Instagram, mirëpo për arsye që nuk dihen, këngëtarja ka vendosur të mos jetë më aktive.

Ajo ka ‘zhdukur’ të gjitha postimet e saj dhe madje ka hequr edhe foton e profilit, pa shpjeguar asgjë për publikun.

Ende nuk e dimë sa e gjatë do të jetë mungesa e Duas në rrjete sociale.

Megjithatë, ajo është duke punuar aktualisht për një album të ri dhe më herët lajmëroi në Instagram se për të po vinte një epokë e re.

Madje, këngëtarja u kthye edhe në bjonde këtë javë.

Me siguri edhe ndryshimet e Duas në Instagram kanë lidhje me planet e saj për të ardhmen.

(Kosova Sot Online)