Elton John rrëfehet për jetën e Michael Jackson: Ishte vërtet sëmurë mendërisht, ishte e vështirë të kaloje kohë me të

  • 14 tetor 2019 - 12:28
Elton John rrëfehet për jetën e Michael Jackson: Ishte vërtet sëmurë mendërisht, ishte e vështirë të kaloje kohë me të

Elton John ka shkruar së fundmi librin e tij më të ri të titulluar “Me”. Në këtë vepër, John është ndalur shumë tek ylli i pop-it, Michael Jackson.

“E kam njohur Michael- in që në moshën 13 apo 14-vjeçare. Ishte një fëmijë tepër i lezetshëm. Pastaj krejt papritur nisi të izolohej nga bota, njësoj siç ndodhi me Elvis Presley- n. Një Zot e di se çfarë droge  po merrte , por sa herë që e takoja në vitet e tij të fundit të jetës, e vetmja gjë që mendoja ishte se ky i gjorë e ka të humbur. Ishte vërtet sëmurë mendërisht. Ishte e  vështirë të kaloje kohë me të”, tregon ai. Po kështu, Elton rrëfen se si në një festë në shtëpinë e tij, ku ftoi edhe Michael- in, ky i fundit u largua nga të ftuarit dhe nisi të luante me djalin e shërbëtores së Elton- it.

“Nuk e di pse, por ai nuk e përballonte dot shoqërinë e të rriturve.”

Kujtojmë se libri pritet të publikohet të martën, por shumë media të njohura kanë mundur të sigurojnë një kopje të tij.

(Kosova Sot Online)