Kanye nuk i pëlqeu fustanin në Met Gala, Kim i kthehet e revoltuar: Kjo është absolutisht qesharake

  • 14 October 2019 - 12:47
Kanye nuk i pëlqeu fustanin në Met Gala, Kim i kthehet e revoltuar: Kjo është absolutisht qesharake

Në Met Gala 2019, Kim Kardashian u rendit në personazhet e veshur më buur. Ajo kishte zgjedhur një fustan të Thierry Mugler, që dukej sikur sapo kishte dalë nga dushi. Kim kishte 8 muaj që përgatitej për këtë veshje, por mesa duket Kanye nuk e ka pëlqyer. “Jam në një lloj tranzicioni, kur shikoj këto vajzat e tjera dhe vajzën time. Gruaja ime ka nevojë të duket si vajzat e tjera, të shfaqë trupin e saj, të shfaqë këtë, të shfaqë atë dhe nuk e kuptoja që kjo ndikonte te unë, te shpirti im si dikush që është i martuar dhe i dashuruar dhe baba i katër fëmijëve. Korseja është një veshje e brendshme.

Është seksi. Është sikur të thuash: për kë je bërë seksi? Ti je gruaja ime dhe kjo ndikon te mua kur fotot janë shumë seksi”, dëgjohet t’i thotë Kanye në episodin e radhës të “Keeping up with the Kardashians”. “Po më krijon një ankth vërtet të keq … nuk kam nevojë për më shumë energji negative. Ti më shndërrove në këtë person seksi dhe me besim në vetvete! Vetëm sepse ti je në një udhëtim dhe në një proces transformimi, nuk do të thotë që unë jam në të njëjtin vend me ty”, u përgjigj Kim, e cila më pas ju drejtua miqve duke i thënë se kjo ishte shumë qesharake. Mesa duket edhe këngëtari i famshëm është një mashkull si gjithë të tjerët, shumë xheloz për bashkëshorten e tij.

(Kosova Sot Online)