Na preku të gjithëve! Meghan Markle flet për sulmin që i bëhet çdo ditë dhe nuk i mban dot lotët

  • 18 October 2019 - 17:45
Na preku të gjithëve! Meghan Markle flet për sulmin që i bëhet çdo ditë dhe nuk i mban dot lotët

Që pasi u bë pjesë e familjes mbretërore, Meghan Markle nuk e ka mirë marrëdhënien me mediat.

Dukesha shpesh sulmohet prej tyre, për shkak të veprimeve të saj dhe sidomos për marrëdhënien me familjen e saj.

Por kohët e fundit situata duket se është vështirësuar dhe bashkëshorti i saj po kujdeset që të marrë masat.

Ai ka hedhur në gjyq disa media dhe po mbron në maksimun gruan e tij.

Së fundmi lidhur me këtë ngjarje ka folur edhe Meghan, e cila na ka prekur me fjalët e saj.

“Veçanërisht si femër është vërtetë e tepërt. Kjo e kalon vështirësinë e të qënurit një e sapomartuar dhe nënë e re. Gjithashtu të falenderoj që më pyetët nëse jam mirë, jo shumë njerëz interesohen për këtë gjë”, u shpreh Meghan teksa nuk i ka mbajtur dot as lotët.

(Kosova Sot Online)