Aktorja e famshme bëhet nënë për herë të parë

  • 21 October 2019 - 11:06
Aktorja e famshme bëhet nënë për herë të parë

Aktorja e famshme e “Pretty Little Liars”, Shay Mitchel, është bërë nënë për herë të parë.

Vetë Mitchel e ka ndarë lajmin e bukur me ndjekësit e saj në Instagram, duke publikuar një foto të dorës së vogëlushes së saj.

“S’do të të lë kurrë.”- shkruan aktorja krahas postimit të ëmbël.

Që prej vitit 2017, Mitchel është në një marrëdhënie me 38-vjeçarin Matte Babel dhe duket se tani ka ardhur koha të shijojnë frytet e dashurisë.

Në një rrëfim të sinqertë në korrik të këtij viti, aktorja tregoi se e kishte pasur të vështirë ta ndante lajmin e shtatzënisë me të tjerët për shkak të një eksperience të hidhur me abortin 1 vit më parë.

(Kosova Sot Online)