Kanye West rikthehet në ‘Twitter’ për një arsye shumë të veçantë

  • 22 October 2019 - 10:32
Kanye West rikthehet në ‘Twitter’ për një arsye shumë të veçantë

Reperi i njohur, Kanye West është duke u përgatitur për albumin e tij më të fundit me titull ‘Jezus Is King’. Fansat janë duke pritur me padurimin publikim e tij, ndërsa artisti ka lajmëruar së fundmi një datë rreth këtij projekti. Ai ka bërë më dije në llogarinë në ‘Twitter’ se albumi do të lançohet në datë 25 tetor, duke i dhënë kështu fund pritjes së ndjekësve.

Ditën e sotme Kanye ka festuar dhe ditëlindjen e partneres së tij, Kim Kardashian e cila festoi mes shumë urimesh dhe dhuratash 39-vjetorin e saj.

(Kosova Sot Online)