Dhurata e veçantë e Snoop Dogg për ditëlindjen e 48’të, një buqetë me kanabis

  • 22 October 2019 - 10:36
Dhurata e veçantë e Snoop Dogg për ditëlindjen e 48’të, një buqetë me kanabis

Snoop Dogg ka marrë një dhuratë të veçantë për ditëlindje nga miqtë e tij: një buqetë me lule të mbushur me 48 ‘gjointa’ kanabis.

Legjenda e hip-hopit mbushi 48 vjet të dielën dhe u befasua nga dhurata që mori, sa që e vendosi në hyrje të shtëpisë së tij.

Mediat amerikane tregojnë se gjysma e gjointave janë të mbushur me indica dhe gjysma tjetër me sativa.

Dhurata e Snoop ka edhe katër copë të vogla bimë kanabisi dhe tetë të mëdha, të shpërndara në mesin e bimëve standarde.

(Kosova Sot Online)