Khloe Kardashian zbulon tradhëtinë e ish-bashkëshortit dhe mamasë së saj

  • 23 October 2019 - 14:32
Khloe Kardashian zbulon tradhëtinë e ish-bashkëshortit dhe mamasë së saj

Vazhdojnë dramat e familjes më të famshme, Kardashian-Jenner, e duket se të rejat nuk kanë mbarim. Në episodin e fundit të serialit “KUWTK”, Khloe Kardashian zbuloi nga libri i ish-bashkëshortit të saj se e ëma e kishte gënjyer. Ende nuk e kanë zbuluar se për çfarë gënjeshtre bëhet fjalë, por duket se është tepër e zemëruar me të.

Lamar Odom ka shkruar librin e quajtur “Darkness to Light”, në të cilin ka zbuluar shumë fakte të pakëndëshme nga jeta e tij dhe modeles. “Në libër, zbulova se mami më ka gënjyer”, shprehet Khloe tek motra e saj Kylie. Në librin e tij Lamar ka treguar se ka fjetur me 2000 femra dhe e ka tradhëtuar Khloe-n gjatë martesës së tyre. Libri është publikuar në 28 maj dhe arriti të bëhej një ‘bestseller’ në New York.

(Kosova Sot Online)