Bëhen bashkë aktorët e “Familja Moderne”, flasin se a do të rikthehet seriali?

  • 24 October 2019 - 13:57
Bëhen bashkë aktorët e “Familja Moderne”, flasin se a do të rikthehet seriali?

“Familja Moderne” është një nga serialet vendore që për shumë vite u transmetua në RTK, e që ka pasur një shikueshmëri të madhe.

Një kast i aktorëve i përzgjedhur në mënyrë profesionale, çdo të diele mbrëma kanë argëtuar publikun shqiptar me humorin që ata ofruan.
 

Por, për një arsye apo tjetër, seriali vite më parë ndaloi transmetimin.

Edhe pse ka kaluar një periudhë nga ky ndalim, audienca shqiptare po e kërkon rikthimin e serialit.

E, mbrëmë, një pjesë e kastit të aktorëve janë mbledhur bashkë në një darkë dhe më pas kanë hedhur fotografi në rrjetet sociale.

Kështu, u mendua e u supozua se “Familja Moderne” po kthehet.

Syri.net Kosova ka kontaktuar me njërën nga akorët e serialit, Vlora Merovcin, që në seri e  kishte rolin e Almës, e cila tregoi pse ata janë mbledhur.

“Jemi mbledh për qejf... Nuk ishim pa moti edhe e organizuam një ndejë” tha ajo.

Po ashtu, Vlora u pyet se a u diskutua mbrëmë mundësia e rikthimit të serisë, pasi veçse po kërkohet nga publiku një gjë e tillë.

“Edhe pse ajo është dëshirë e gjithë qytetarëve, krejt çka mundem me të thënë është që jemi mbledh për qejf” tha për fund Vlora për Syri Net.

E, neve na mbetet të shpresojmë se kjo seri të kthehet në transmetim ndonjë ditë.

(Kosova Sot Online)