‘Më ngacmojnë me mesazhe private’, tifozja zbulon emrat e futbollistëve

  • 25 October 2019 - 09:39
‘Më ngacmojnë me mesazhe private’, tifozja zbulon emrat e futbollistëve

Jeton në Napoli dhe dhe është italo-kolumbiane.

Bëhet fjalë për tifozen e zjarrtë të Napolit, Floriana Messina, e cila shpesh e ka shfaqur hapur dashurinë për ekipin e saj të zemrës.

Në një intervistë, Floriana tregon detaje nga jeta e saj private duke theksuar se ajo ngacmohet shpesh nga futbollistët.

“Më ngacmojnë shumë futbollistë, por jo vetëm ata të Napolit dhe të skuadrave italiane. E gjitha kjo ndodh në ‘Instagram’, nëpërmjet mesazheve private. E kanë bërë edhe lojtarë të Manchester Cityt dhe Bayern-it. Si fillim të dërgojnë puthje ose më ftojnë për darkë”, rrëfen bukuroshja.

“Lista me emrat është e gjatë. Nga të huajt mund të them Aguero dhe Jerome Boateng. Nuk dua t’i tregoj futbollistët italianë, por e pranoj që pesë, madje jashtë, janë të Interit”, përfundoi  Messina.

Floriana Messina ka realizuar një një tjetër set fotografik, që i bën të çmenden tifozët napolitanë. Ish-pjesëmarrëse e “Grande Fratello”, është shumë e kërkuar edhe nga futbollistët, falë fizikut të saj që të lë pa frymë.

(Kosova Sot Online)