Këngëtari shqiptar pjesë e serialit turk? Ja çfarë roli do të ketë

  • 25 October 2019 - 12:26
Këngëtari shqiptar pjesë e serialit turk? Ja çfarë roli do të ketë

Dikur ishte një këngëtar mjaft i pëlqyer nga të rinjtë, derisa vendosi të shkëputej nga muzika dhe të zhvendosej në Turqi. Bëhet fjalë për Bertan Asllanin, i cili së fundmi është bërë pjesë e serialit turk “Kimse Bilmez”. Në fakt ai nuk do të jetë aktor në telenovelë, por roli i tij është ai i kmpozitorit.

Ai ka krijuar muzikën e serialit, i cili shumë shpejt do të transmetohet edhe ne ekranin shqiptar të “Tring”. Ky projekt titullohet “Dashuri dhe sekrete” dhe aktorët kryesorë do të jenë Kerem Cem dhe Ozgu Kaya.

(Kosova Sot Online)