Geti, Onat, Dj Blunt dhe Real 1 publikojnë këngën “Moti”

  • 25 October 2019 - 17:18
Geti, Onat, Dj Blunt dhe Real 1 publikojnë këngën “Moti”

Publikohet projekti i shumëpritur i reperëve të njohur.

Getoar Selimi dhe Onat nga “Babastars” kanë bashkuar forcat me “Shaolin gang”, Dj Blunt dhe Real 1 duke sjellur një projekt të përbashkët muzikor.

Kënga titullohet “Moti” dhe vjen e realizuar edhe me videoklip.

Ky projekt ishte paralajmëruar kohë më parë ndërsa ishte mirëpritur nga fansat e të dyja grupeve.

Ky projekt nuk është i vetmi pasi artistët edhe më parë kanë bashkëpunuar duke sjell këngë që janë shndërruar në hite.

(Kosova Sot Online)