Ndjekësi e pyet për unazën me diamant: Mbase do martohem

  • 26 October 2019 - 11:03
Ndjekësi e pyet për unazën me diamant: Mbase do martohem

Ish-banorja e Big Brother, Rike Roçi ka hapur në Instastory një bisedë me ndjekësit e saj në rrjetin social.

Të shumtë kanë qenë ata që i kanë shkruar, por nga të gjithë ka pikasur një pyetje.

“Kemi parë unazën e diamantit, ka ndonjë të re në jetën tënde private“, e pyet një nga ndjekësit.

Ndërkohë Rike Roçi i ka dhënë një përgjigje që na ka lënë të gjithëve të dyshojmë.

“Mbetet private, mbase jam vetëm, mbase kam dikë prej vitesh, mbase do të martohem….o mbase….“, shkruan Roçi në përgjigjen e saj.

(Kosova Sot Online)