Stërvitet çdo ditë, por Kim Kardashian shton 8 kg çdo vit dhe e dini pse?

  • 04 November 2019 - 11:14
Stërvitet çdo ditë, por Kim Kardashian shton 8 kg çdo vit dhe e dini pse?

Një vit më parë Kim Kardashian arriti peshën ideale dhe e festoi këtë me një sërë fotosh të shumta.

Por ylli i reality show-t ka zbuluar se ka shtuar sërish peshë gjatë vitit të kaluar gati 8 kilogramë më shumë.

Në një postim në Instagram nga palestra të shtunën, Kim u tha fansave: “Është ushqimi (fajtori), unë stërvitem por kështu si ha…”.

Kim tha se është duke punuar drejt arritjes së peshës ideale deri në ditëlindjen e saj të 40-të, e cila është më 21 tetor.

Menjëherë pas një nate në palestër, Kim tregoi se shkon sërish në palestër mëngjesin që vjen për t’u stërvitur, por zakonet e të ngrënit janë ato që e bëjnë të shtojë në peshë.

Nëna e katër fëmijëve nuk ka qenë asnjëherë në siklet për trupin e saj, dhe kohët e fundit ka pozuar edhe me bikini për Halloween kur u vesh si Elle Woods nga filmi ikonë “Legally Blonde”.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Kim Kardashian West (@kimkardashian) on

(Kosova Sot Online)