E tradhtoi? Këngëtarja e njohur i jep fund martesës pas gati 5 vitesh

  • 04 November 2019 - 13:22
E tradhtoi? Këngëtarja e njohur i jep fund martesës pas gati 5 vitesh

Këngëtarja e njohur Solange Knowles ka njoftuar në Instagram se i ka dhënë fund martesës së saj gati 5-vjeçare.

Motra e Beyonce ka treguar se ajo dhe bashkëshorti i saj, Alan Ferguson, janë ndarë në fillim të këtij viti në mënyrën më të qetë të mundshme.

“11 vite më parë takova një njeri fenomenal që ndryshoi çdo ekzistencë të jetës time, por në fillim të këtij viti ne u ndamë”, shkrun këngëtarja ndër të tjera në postimin e saj.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by @saintrecords on

 

Këngëtarja nuk ka zbuluar arsyen e ndarjes, megjithatë mediat e huaja shkruajnë se ajo e ka tradhtuar bashkëshortin me menaxherin e saj.

Por për të hedhur poshtë zërat Solange ka bërë një deklaratë ku thotë se interneti gënjen dhe tradhtia nuk zë fare vend në ndarjen e saj.

Solange dhe Alan celebruan dashurinë e tyre me martesë në vitin 2014 në një ceremoni madhështore të zhvilluar në New Orleans.

Këngëtarja dhe Alan nga martesa e tyre nuk kanë asnjë fëmijë, ndërsa ata jetonin bashkë me djalin 15-vjeçar të Knowles, të cilin e kishte nga martesa e saj e parë.

(Kosova Sot Online)