Në këtë event në Japoni do të përformojë Dua

  • 09 November 2019 - 08:17
Në këtë event në Japoni do të përformojë Dua

Sukseset e saj nuk po kanë të ndalur.

Dua Lipa është shumë aktive me performanca në eventet më të njohura të muzikës në botë.

Këngëtarja ka pak ditë që ka performuar në “MTV EMA”, ndërsa ditë më parë bëri të ditur se do të këndojë edhe në “American Music Awards”.

Gjatë ditës së sotme, Dua njoftoi se do të performojë në “2019 Mnet Asian Music Awards”, i cili do të mbahet më 4 dhjetor në Japoni.

Për ndryshe, artistja shqiptare aktualisht po shijon suksesin e këngës “Don’t Start Now”, e cila po qëndron në maje të tabelave muzikore.

(Kosova Sot Online)