Rudina Dembacaj flet dhe pranon ndarjen nga bashkëshorti, detajet e divorcit

  • 13 November 2019 - 11:03
Rudina Dembacaj flet dhe pranon ndarjen nga bashkëshorti, detajet e divorcit

Prej dy muajsh jeta private e aktores dhe moderatores Rudina Dembacaj ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave pas lajmit se ajo është ndarë nga bashkëshorti.

E ftuar mëngjesin e sotëm në një emsion  Rudina e ka pranuar për herë të parë ndarjen.

Moderatorja u shpreh se ajo dhe bashkëshorti, Aleks janë në proces divorci dhe kanë hapur një padi që në qershor.

'Kemi hapur një padi që në qershor. Po është e vërtetë dhe ne jemi në proces divorci. Unë dhe Aleksi kemi një mrekulli që quhet Viktoria, por është e vërtetë që po divorcohemi", është shprehur Rudina.

Rudina dhe Aleksa po ndahen pas 3 vitesh martesë. Çifti janë prindër të një vajze, Viktorias.

(Kosova Sot Online)