Eminem ka ofenduar Rihanna-n dhe ka mbështetur Chris Brown në një këngë të tij? Ja si është e vërteta

  • 14 November 2019 - 13:04
Eminem ka ofenduar Rihanna-n dhe ka mbështetur Chris Brown në një këngë të tij? Ja si është e vërteta

Eminem dhe Rihanna prej vitesh kanë një marrëdhënie të mirë miqësore, por së fundmi është vënë në dyshim për shkak të një kënge të publikuar të reperit. Në rrjete sociale ka dalë një këngë e Eminem me titull “Things get worse” dhe mendohet se në të ka fyer Rihanna-n. Kënga është regjistruar në vitin 2009 dhe sipas saj reperi ka qenë dakord me sulmin e Chris Brown kundër Rihanna-s. “Nuk po luaj, Rihanna, ku i more sëmundjet seksualisht të transmetueshme? Më lër të shtoj dy centët e mi/ Sigurisht që jam në anën e Chris Brown”, thuhet në një pjesë të këngës së Eminem.

Më pas kjo pjesë u rishkrua dhe u shfaq në këngën e B.o.B në vitin 2011. Duke qenë se kjo u bë kaq e madhe, zëdhënësi i Eminem, Dennis Dennehy ka sqaruar të vërtetën. “Kjo është diçka që është bërë 10 vite më parë. Pasi Eminem e regjistroi atë, e hoqi dhe e rishkruajti. Ai dhe Rihanna kanë një marrëdhënie të shkëlqyer”, ka thënë zëdhënësi i reperit. Rihanna dhe Eminem kanë bashkëpunuar për disa këngë së bashku para se të regjistrohej kjo këngë si “Love the way you lie”, “Numb”, “The Monster” dhe madje të dy bashkë bënë një turne në vitin 2014. 

(Kosova Sot Online)