Na kishte munguar! Këngëtarja e famshme rikthehet pas 5 vitesh mungesë me një super hit

  • 14 November 2019 - 13:20
Na kishte munguar! Këngëtarja e famshme rikthehet pas 5 vitesh mungesë me një super hit

Me siguri të gjithë e mbani mend këngëtaren franceze Indila, e cila u bë shumë e famshme me hitin e saj “Derniere danse”.

Kjo këngë bëri bujë të madhe 5 vite më parë dhe pas këtij projekti, Indila lançoi edhe disa këngë të tjera po aq të suksesshme.

Mirëpo, këngëtarja u tërhoq papritur nga muzika dhe me siguri të gjithë ia ndjenë mungesën.

Përveç muzikës, Indila u largua edhe nga rrjetet sociale, mirëpo duket se pritja ia ka vlejtur!

Ditën e sotme, ajo ka publikuar këngën e saj më të re pas 5 vitesh mungesë.

Kënga titullohet “Parle à ta tête” (Fol me veten) dhe numëron mijëra klikime në Youtube që në minutat e para të publikimit.

Megjithëse kanë kaluar 5 vite, Indila vazhdon të mbetet e njëjta dhe s’ka bërë thuajse as edhe një ndryshim në pamjen e saj.

(Kosova Sot Online)