Vijojnë ngacmimet, ylli i Realit nuk i ndahet këngëtares shqiptare!

  • 22 November 2019 - 16:32
Vijojnë ngacmimet, ylli i Realit nuk i ndahet këngëtares shqiptare!

Vinicius Junior duket se nuk ka ndërmend t’i ndahet Taynës, këngëtares së famshme shqiptare. Pas disa ngacmimeve, si dhe një kërkese për të bërë një show në Brazil, ylli i Realit i ka komentuar në foton e fundit, madje duke i dërguar edhe një zemër në fund.

“Top my friend”, shkruan Vinicius në foton e fundit të Taynës, me këngëtaren që e falënderon në gjuhën brazilianë, duke i thënë: “Obrigado” (Faleminderit). Pavarësisht se e falënderon, Tayna nuk ia kthen zemrën... “Telenovela” duket se nuk do të mbyllet me kaq, pasi Vinicius nuk po ka ndërmend të ndalet me komentet dhe ngacmimet e tij, kundrejt këngëtares bukuroshe.

Image

(Kosova Sot Online)