Lori publikon këngën e re “Mjerë dashnia”

  • 22 nëntor 2019 - 21:34
Lori publikon këngën e re “Mjerë dashnia”

Në prag të programeve për festat e fundvitit, shumë prej këngëtarëve nga estrada kanë prezantuar projektet e tyre të reja për fundvit.

E radhës është këngëtarja Lori, e cila ka publikuar së fundmi këngën e saj më të re me titull “Mjerë dashnia”.

Kënga me ritme popullore, me një tekst dedikuar dashurisë.

Muzika është realizuar nga Armend Regjepagiqi, vargjet nga Aida Baraku, gjersa orkestrimi i është besuar producentit Irkenc Hyka.

Lori përndryshe ka qenë shumë e angazhuar gjatë gjithë vitit me projekte të shumta muzikore, koncerte e ahengje familjare.

Ajo duket se ka punuar shumë që t’u servojë fansave të saj diçka të mirë edhe për fundvit.

(Kosova Sot Online)