Aktori turk me origjinë shqiptare 'blindohet' nga policia në Madrid, shkak fanset e tij

  • 25 November 2019 - 11:32
Aktori turk me origjinë shqiptare 'blindohet' nga policia në Madrid, shkak fanset e tij

Aktori i njohur turk me origjinë shqiptare Can Yaman së fundmi  ka qënë i ftuar në një shfaqje në kryeqytetin spanjoll Madrid.

Por sapo zbriti në aeroport aktori është befasua nga fanset e tij spanjolle.

Që herët në mëngjes pa mbërritur Can Yaman ato kishin ‘pushtuar’ aeroportin.

Ato mbanin në duar pankarata ku shkruanin ‘Mirë se erdhe’ ‘Të duam shumë’.

Madje kishte dhe nga ata që kishin pritur 19 orë ndërsa disa të tjera kishin udhëtuar 6 orë vetëm për të pritur aktorin.

Aktori gjithashtu ka në Facebook një faqe "Can Yaman fans",e cila numëron rreth 8 mijë ndjekës spanjoll. 

U deshtë ndërhyrja e policisë që aktori të mund të shkëputej nga fanset e tij dhe më pas u shoqërua nga makinat e policisë për në hotel.

(Kosova Sot Online)