E akuzuan për kopjim të këngës, reagon Capital T
Kënga e fundit e publikuar nga Capital T “Akull” u prit mjaft mirë, ashtu si çdo projekt i reperit.
Mirëpo kënga është bllokuar nga ‘Youtube’ për shkak se akuzohet për kopjim nga kënga “Galliyan”, kolonë zanore e filmit të “Bollywood-it”, “Ek Villain”.
Edhe ndjekësit ja vunë në dukje këtë detaj.
Capital T është shprehur se nuk e dinte këtë, por ka qenë producenti ai që ka p?rdorur një fragment të filmit.
Ai madje u shpreh se kënga, pasi të ndryshohet ajo pjesë, do të rikthehet shumë shpejt në ‘Youtube’ dhe platforma të tjera.
(Kosova Sot Online)