Rita Ora me trup në Angli, e me zemër në Shqipëri

  • 26 November 2019 - 15:15
Rita Ora me trup në Angli, e me zemër në Shqipëri

Në mesin e shumë reagimeve për tragjedinë që po përjeton Shqipëria, nuk ka munguar as ai i këngëtares shqiptare me famë ndërkombëtare Rita Ora, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Rita ka shprehur pikëllimin e saj duke bërë një postim ku mbi flamurin kombëtar shqiptar, gjersa shkruan: “Zemra ime është me të gjithë të prekurit nga tërmeti“, ndërsa edhe përdor ‘hashtagun’ që po qarkullon në rrjetet sociale, “#LutemipërShqipërinë“.

Kujtojmë se ajo sot feston edhe ditëlindjen, megjithatë zemra në këto momente asaj i rrahë për Shqipërinë.

Image

(Kosova Sot Online)