Diva Adelina Ismaili solidarizohet me zemër për Shqipërinë

  • 26 November 2019 - 15:24
Diva Adelina Ismaili solidarizohet me zemër për Shqipërinë

Pas tronditjes që pësoi Shqipëria mëmë, ku në orët e para të mëngjesit një tërmet me magnitudë 6.4 ka goditur vendin, epiqendra e të cilit ishte qyteti i Durrësit, në rrjetet sociale janë solidarizuar shumë fytyra publike nga fusha të ndryshme, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

E në mesin e tyre, asesi nuk ka munguar as solidariteti i Divës së muzikës shqipe Adelina Ismaili, e cila përmes një postimi ka treguar se bashkëndjen me qytetarët të cilët e përjetuan këtë tragjedi, derisa motoja e saj ka qenë: Me zemër për Shqipërinë.

Image

(Kosova Sot Online)