Besiana Mehmedi: Kërçova dhe kërçovarët, çdoherë kur ka nevojë atdheu!

  • 27 November 2019 - 17:53
Besiana Mehmedi: Kërçova dhe kërçovarët, çdoherë kur ka nevojë atdheu!

Në çdo vend ku jetojnë shqiptarët, janë solidarizuar për t'i ndihmuar në forma të të ndryshme vllëzërit tanë në Shqipëri, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Edhe këngëtarja e njohur Besiana Mehmedi së bashku me disa miqë nga Kërçova janë mbledhur për t'iu dalur në ndihmë vllëzërve të prekur nga tërmeti me gjëra ushqimore e higjenike.

Përmes disa fotografive të postuara në profilin e saj, këngëtarja ka shkruar: 

Krenare me Kërçovën dhe djemtë e saj të mrekullueshëm që gjatë gjithë ditës janë në shërbim të mbledhjes së ndihmave për vëllezërit e motrat në Shqipëri!
Iu lumtë:Uran,Himi,Beni,Fati,Arti,Argjent,Drini, Arbër!
Kërçova dhe kërçovarët, çdoherë kur ka nevojë atdheu!

 


(Kosova Sot Online)