Kjo është data kur Bebe Rexha do të aterojë në Shqipëri

  • 28 November 2019 - 18:34
Kjo është data kur Bebe Rexha do të aterojë në Shqipëri

Edhe këngëtarja e njohur shqiptare Bebe Rexha është solidarizuar për ti ndihmuar të prekurit nga tërmeti në Shqipëri, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Së pari më vjen keq për gjithçka që është duke ndodhur për njerëzit e mi në Shqipëri. Jam duke u munduar të gjej një mënyrë për të siguruar fonde të mjaftueshme për të ndihmuar sado pak. Jam duke u lutur për ata që janë ndikuar nga kjo fatkeqësi. Ju dua shumë”, ka thënë ajo .

Bebe Rexha konfirmoi se do marrë 2 ditë pushim nga turneu i saj më Jonas Brothers për të qenë prezente në Shqipëri me datën 2 dhjetor, duke ju dalur në ndihmë atyre që kanë nevojë.

Image

(Kosova Sot Online)