Neki Emra ndihmon të prekurit nga tërmeti në Shqipëri

  • 30 November 2019 - 16:00
Neki Emra ndihmon të prekurit nga tërmeti në Shqipëri

Si disa kolegë të tij, edhe këngëtari i njohur Neki Emra, ka shprehur solidaritetin e tij për t'i ndihmuar të prekurit nga tërmeti në Shqipëri, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".


Këngëtari ka realizuar një mbrëmje humanitare, duke dhuruar cd falas, për të gjithë ata që kontribuan.


Derisa të hollat e mbledhura në shumë prej 620 euro, iu dhuruan familjes Abazi nga Gjilani, të cilët humbën dy familjarë në tragjedinë që kaploj së fundmi Shqipërinë.


Në vijim mund ta lexoni të plotë komentin e Nekit, pa ndërhyrjen e redaksisë.

"Pas iniciatives se perbashket ne mbremjen humanitare te organizuar ne lokalin TapRoom, ku dhuram CD falas per te gjithe ata qe kontribuan, ne mblodhem 620 euro para se bashku me te gjithe musafiret te cileve ju falenderohemi nga zemra.
Keto para vendosem tju dhurojme familjes Abazi, dy viktimave nga Gjilani te termetit ne Durres. Se bashku me pronaret e TapRoom vendosem te shkojm e ti ngushellojme familjaret, e te sigurohemi se ju dergojme parate e dhuruara nga te gjithe ne dhe musafiret.
Zoti e ruajt gjithe familjen e viktimave, e ju faleminderit, te gjithe musafireve te TapRoom'it qe kontribuatë. Neki Emra".

(Kosova Sot Online)