Rita me veshje dhe grim të çuditshëm në eventin e mbrëmshëm

  • 03 dhjetor 2019 - 12:12
Rita me veshje dhe grim të çuditshëm në eventin e mbrëmshëm

Rita Ora ka befasuar edhe një herë me dukjen e saj teksa ka marrë pjesë në një event në Londër.

Këngëtarja e cila njihet për rreziqet që merr në dukje mbrëmë ka zgjedhur që pikërisht në një ceremoni të ndarjeve të çmimeve të modës, të shfaqet me një dukje inovative.

Rita Ora ka veshur një fustan lëkure me ngjyrat bardhë e zi, derisa ka parakaluar në tepihun e kuq ndërsa grimi blu në sy ka marrë vëmendje të madhe.

Rita ka marrë pjesë në “The British Fashion Awards”, ceremoni kjo që feston çdo vit më të mirët e modës britanike, duke njohur risinë e stilistëve dhe shtëpive të dizajnit në Mbretërinë e Bashkuar.

(Kosova Sot Online)