Noizy: Isha me motrën shtatzënë, mamin dhe mbesën! Tmerr për mua!

  • 03 December 2019 - 12:44
Noizy: Isha me motrën shtatzënë, mamin dhe mbesën! Tmerr për mua!

Në një intervistë televizive, rreperi Noizy, rrëfeu se si e kishte përjetuar tërmetin e 26 nëntorit. Ai ndodhej në shtëpinë e tij në Durrës, me mamanë e tij, mbesën dhe motrën shtatzënë.

“Ishte diçka shumë e keqe, shumë e hidhur, pasi unë qëllova mes rrënojave me mamin, mbesën dhe motrën shtatzënë, që është diku gjashtë-shtatë muaj, ka qenë tmerr për mua. Shyqyr Zotit shpëtuam pa dëme, por siç dihet ka pas shumë të vdekur dhe ndihem sikur ata mund të ishin pjesëtarët e familjes sime. I lutem Zotit që kurrë më mos t’i përjetojmë këto gjëra që na ndodhën”, tha Noizy.

(Kosova Sot Online)