E thotë Bebe: Jam e lodhur por zemra ime është plot

  • 03 December 2019 - 18:01
E thotë Bebe: Jam e lodhur por zemra ime është plot

Pasi u solidarizua me popullin e saj, duke i vizituar personalisht të prekurit nga tërmeti në Shqipëri, këngëtarja e njohur Bebe Rexha ka njoftuar se ka marr rrugën drejt  Amerikës, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Këngëtarja  ka publikuar një fotografi në Instagram, të cilën e kishte realizuar në avion, gjersa ka shkruar:

“Duke u kthyer në Shtetet e Bashkuara. Jam e lodhur por zemra ime është plot. Ndalesa e radhës për koncert është Chicago”.

Këngëtarja Bebe Rexha ka premtuar ndërtimin e dy shtëpive për familjet e prekura nga tërmeti në Shqipëri, gjatë vizitës që pati ditën e Hënë.

Image


(Kosova Sot Online)