Capital T kujton këngën e 10 viteve më parë: I ka dhënë tjetër rrugëtim karrierës sime

  • 06 December 2019 - 13:21
Capital T kujton këngën e 10 viteve më parë: I ka dhënë tjetër rrugëtim karrierës sime

Capital T ka vite që është pjesë e skenës muzikore shqiptare dhe pothuajse çdo këngë e tij është kthyer në hit. Reperi ka spikatur që në fillim për stilin e tij të veçantë dhe para shumë vitesh ishte ndër të parët që bëri revolucion në muzikën shqiptare.

Ditën e sotme Capital T ka rikujtuar këngën e tij “U bo vonë”, e cila para 10 vitesh dëgjohej në çdo diskotekë shqiptare, diçka që solli një ndryshim shumë të madh. Reperi ka treguar se asokohe dëgjoheshin vetëm këngë rumune në ‘clube-t’ shqiptare dhe kënga e tij ishte ndër të parat që u përfshi në ‘playlist-ën’ e lokaleve të natës në Shqipëri. “Një prej këngëve të mia të preferuara ndër vite ‘U bo vonë’, këngë e cila i ka thyer barrierat, i ka dhënë tjetër rrugëtim karrierës sime, gjithashtu edhe jetës së natës në Shqipëri, si kënga e parë shqipe që është dëgjuar nëpër klubet e natës në Shqipëri, në një kohë kur muzika ‘house’ ishte në kulmin e saj e muzika shqipe nuk dëgjohej fare nëpër klube e lokale dhe artistët rumunë kishin pushtuar tregun e klubeve me performanca. 27 nëntor 2009”, ka shkruar Capital T bashkangjitur videos së këngës.

Asokohe “U bo vonë” tërhoqi akoma më shumë vëmendjen për shkak të pjesëmarrjes së vajzave të njohura si Dafina Zeqiri, Greta dhe Eni Koçi, Nora Istrefi, Tuna, në videoklip. 

(Kosova Sot Online)