Morena i bën dhuratë nënës së Stresit, ja çka

  • 07 December 2019 - 08:34
Morena i bën dhuratë nënës së Stresit, ja çka

Ata janë bërë shokë që nga dueti i tyre i përbashkët.

Që nga dita kur ndodhi tërmeti, Stresi ka qenë pranë banorëve duke iu ndihmuar atyre.

Më pastaj, atij iu bashkua edhe Morena, e cila deri dje ka qenë në terren duke vizituar banorët shtëpi për shtëpi.

Së fundi, Stresi publikoi një video, në të cilën tregoi një buqetë me trëndafila, të cilën Morena ia kishte dhuruar për nënën e tij.

Kjo ngase e ëma e reperit feston ditëlindjen, ndërsa ato trëndafila ai ia dërgoi më vonë në shtëpi.

(Kosova Sot Online)