Rita Ora arrin mbi 1 miliardë dëgjime në platformën ‘Spotify’

  • 08 December 2019 - 16:25
Rita Ora arrin mbi 1 miliardë dëgjime në platformën ‘Spotify’

Suksesi i këngëtares shqiptare me famë botërore Rita Ora, s'ka të ndalur, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Së fundmi këngëtarja ka shënuar një sukses absolut, të cilin e ka ndarë dhe me fansat e saj.

Përmes një postimi këngëtarja ka treguar se ka arritur mbi 1 miliardë dëgjime në platformën ‘Spotify’ dhe mbi 900 milionë dëgjime në kanalin Youtube, vetëm në vitin 2019.

Kjo e dëshmon se muzika e saj po pëlqehet shumë nga publiku.

Image

(Kosova Sot Online)